Astriti largohet i vetëm nga programi/ Nuk i pëlqeu përgjigjja e Rrushes, çohet dhe e lë në mes të takimit

Astriti largohet i vetëm nga programi/ Nuk i pëlqeu përgjigjja e Rrushes, çohet dhe e lë në mes të takimit

May 11, 2022 0

Astriti dhe Rrushja do të merrnin vendimin e tyre nëse do të dilnin bashkë ose jo nga programi.

Gjërat midis tyre mbeten të tensionuara, duke vijuar debatet në studion e Për’puthen, edhe në këtë ditë të rëndësishme.

Rrushja dha përgjigjen e saj përfundimtare për të dalë vetëm nga programi, ndërsa ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Astriti.

Ai kishte ardhur nga Kosova për të marrë një lajm pozitiv por kjo nuk ndodhi, pasi Rrushja nuk është bindur akoma për Astritin.

Astriti: Ça duhet të bëj  më shumë për një femër

Rrushja: E vlerësoj nga ana jote që më tregove por më ke thënë shumë vonë (Iu drejtua Alesjas)

Astriti: Nuk kam punë me Alesjan më. Unë kam ardhur veç për ty dhe jo me u marr me Alesjan. Kam lënë babin atje në spital me ardh me fol me ty dhe ti më thua kështu

Pas këtij debati Astriti u ngrit nga takimi, i zhgënjyer nga veprimi i Rrushes. Debati në studio vijoi edhe pas takimit, ndërsa Rrushja e dha edhe një herë përgjigjen e saj përfundimtare e cila ishte “jo”.

Rrushja vendosi përfundimisht të mos dalë e përputhur nga programi, vendim i cili mërziti shumë Astritin.

Astriti u largua përfundimisht i vetëm nga programi, por pavarësisht vendimit e konsideroi një eksperiencë shumë të bukur.

“Ka qenë shumë bukur. Nuk e kam  pritur që do të shkojë kështu. Kam mësuar shumë kam njohur miq e mikesha edhe pse kemi pasur debate kjo është një eksperience e bukur”,tha Astriti.