Astrologia bën parashikimin për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon: Nëse ndahen, do të jetë prej…

Astrologia bën parashikimin për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon: Nëse ndahen, do të jetë prej…

May 1, 2023 0

Astrologia e njohur nga Kosova, Laura Bilalli, ka treguar teksa ishte e ftuar në “Fun Club” se Luiz Ejlli është martuar katër herë në jetën e përtejme.

Sipas saj, nënvetëdija e tij e tërheq në pjesën e familjes dhe rehatisë  dhe kërkon që të shërojë traumën e tij.

“Luizi në jetën e përtejme është martuar katër here. Nënvetëdija e vet e tërheq në pjesën e familjes, rehatisë, nënvetëdija kërkon të shërojë traumën, nga ky vend dhe në vitet në vazhdim e ka shumë më lehtë të shërojë traumën”, tha ajo.

Sakaq, lidhur me romancën që krijoi brenda shtëpisë së famshme me Kiara Titon, astrologia u shpreh se nga ana e këngëtarit është dashuri e vërtetë. por nuk tha të njëjtën gjë për moderatoren.

“Prej këtij është e vërtetë, por prej anës tjetër jo, nëse ndahen do të bëhet prej kësaj”, tregoi Laura.

revista.one/