Atalanta i drejtohet jurisë së DWTS: Nuk pres të vlerësohem më nga ju

Atalanta i drejtohet jurisë së DWTS: Nuk pres të vlerësohem më nga ju

December 9, 2023 0

Atalanta Kërçyku performacën e mbrëmshme të “Dancing With The Stars” ia dedikoi të padukshmes në skenë me anë të valsit, me partnerin e saj Luixhinon.

Atalanta rrëfeu se për të ka qenë një ëndërr të punojë në Top Channel por shprehu se është ndjerë e paragjykuar nga të tjerët dhe se nuk ka pasur vetëbesim.

“Në 2020 fillova punë në televizion, në Top Channel, ka qenë një ëndërr e imja e realizuar, fillova me procesin dhe e diell dhe kam qenë autore emisioni. Unë e shikoja se kur njerëzit nuk ngopeshin dhe nuk kënaqeshin kurrë me atë që shikonin. Unë mbart 6 kurora dhe ata kurrë nuk ishin të kënaqur. Unë nuk isha e kënaqur nga vetja. Ndjekja e delikatesës e një njeriu të brishtë që mund të lëndohej në mënyra të ndryshime. Ne jemi problemi i vetëm i kësaj bote, bota është në rregull. Tanimë nuk kam nevojë të pranohem nga të tjerët por më pëlqen të bëj një profesion tejet të tillë dhe festiv si moderimi”, rrëfeu Atalanta.

Në përfundim të përformancës moderatorja tha se “titulli këngës përkon me atë që tregova pak më parë, vetëbesimi që i thyhet çdo njeriu. “Historia ime që fillon me mosbesim kalon deri në pikën e anoreksisë dhe kthehet në një forcë”, u shpreh ajo.

Komenti i Oltës “Nuk je për vals fare. Ke shumë kohë që je njësoj”, shkaktoi shumë reagime dhe debat në studio me anëtarët e jurisë,

Atalanta: Duhet të lejnë në një anë preferencat. Që prej perfomancës së kaluar u zhgënjeva, aty mora goditjen time më të madhe. Prisja më shumë të më vlerësonte Lori, Bona. Olta më vlerësoi shumë mirë. Kam qenë ndër të vetmet me koreografi të vështira.

Lori: Pritshëmiritë e mija ndaj teje janë më të larta.

Olta: E kam dëgjuar shpesh për Enin se e dinë që jemi shokë, por netët e fundit “i kam rënë shumë”. I kam vënë 6, 7, 8 vetëm një 10 i kam vënë.

Luixhino: Jemi shumë më mirë teknikisht se Eni, i keni dhënë më shumë seç meriton.

Atalanta: Kanë krijuar një mospëlqim për mua, nuk shpresoj më që do vlerësohem ndonjëherë kur nuk jam vlerësuar 10 javë rresht. Ndihem e demotivuar.

Iliri: Mos bjer në grackën e demoralizimit. Nuk njoh asnjë prej jush. Unë pretendoj një rritje artistike konstante.

Kërcimi i tyre i vlerësua me 29 pikë nga juria. Për të mbështetur Atalantën dhe Luixhinon votoni duke dërguar mesazhe me tekstin Vip6.

revista.one/