Atentat në Fier, ekzekutohet biznesmeni Demir Backa, vëllai i tij grabitës bankash u vra në 1997

Atentat në Fier, ekzekutohet biznesmeni Demir Backa, vëllai i tij grabitës bankash u vra në 1997

October 23, 2021 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier ku 57-vjecari Demir Backa është qëlluar për vdekje nga një automjet në lëvizje.

Viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën. Ai po ashtu është pronar i një lokali në qendër të Fierit ku edhe u vra si dhe pronar i një hoteli në Sarandë. Medi Backa u vra në masakrën e Levanit. Ai njohej ndryshe si Buc Backa. Ai u vra së bashku me 23 persona të tjerë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje ndërkohë që një makinë e djegur është gjetur pak momente më parë në Bypassin e Fierit.

Ngjarja

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, pranë ish-QTU-së, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri një 57 vjeçar.

Mësohet se shënjestra ka qenë Demir Backa, rreth 57 vjeç, pronar i lokal “Piazza” në qendër të qytetit, i cili ka qenë duke udhëtuar me makiën e tij kur është gjendur nën breshërinë e kallashnikovit.

Ai ka marrë plagë të shumta në trup dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spiotalin e Fierit. Policia ka ngritur post-blloqe dhe po punon për identifikimin dhe kapjen a autorëve, ndërkohë që në fshatin Daullas është gjetur një makinë e djegur.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. revista.one/