Në 40-vjetorin e lindjes, Soni Malaj prezanton me një video të bijën këngëtare

Në 40-vjetorin e lindjes, Soni Malaj prezanton me një video të bijën këngëtare

October 24, 2021 0

Në festën madhështore të 40-vjetorit të lindjes me të afërm e miq zemre, Soni Malaj na prezantoi me të bijën.

Kujtojmë se më herët, Soni ka ndarë në rrjete sociale një video të vajzës së saj, Annës, duke kënduar. Pavarësisht se është ende e vogël, Anna ka një zë mjaft potent e të bukur, gjë që padyshim e ka të trashëguar nga nëna e saj. Përveçse duhet ta ketë të lindur pasionin për muzikën, Anna me siguri merr edhe leksionet më të mira nga Soni, që më herët ka shërbyer edhe si mentore e talenteve të rinj.

Në këtë video Soni është kujdesur që të mos e publikojë portretin e vajzës së saj dhe më herët ka treguar se ka një arsye të fortë për të mos e bërë këtë gjë. Ajo është shprehur se babait të Annës, Mirkos, nuk i pëlqen publikimi i fotove të saj.

revista.one/