Atentat në qendër të Lushnjës/ Një i vrarë, 5 të plagosur, njerëz që vrapojnë dhe qajnë (VIDEO)

Atentat në qendër të Lushnjës/ Një i vrarë, 5 të plagosur, njerëz që vrapojnë dhe qajnë (VIDEO)

August 23, 2021 0

Detaje të reja zbardhen nga atentati i mbrëmjes së sotme në mes të qytetit të Lushnjes, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga një mjet tip “Golf” në drejtim të një lokali në pedonalen e qytetit.

Për pasojë mbeti i vdekur në vend pronari i lokalit Bledar Muça, 34 vjeç, i cili mësohet se në momentin që u ekzekutua ka qenë i ulur me miqtë e tij në një tavolinë.

Autorët kanë qëlluar drejt lokalit të mbushur plot me njerëz, duke rrezikuar të shkaktojnë një masakër të vërtetë.

Ndërkohë policia njofton se të plagosur kanë ngelur 3 persona.

Në fakt, në spital u mësua se janë 5 të plagosur. Bëhet fjalë për shtetasit Judin Velo, 32 vjec kunat me viktimën, Ervis Tafa 25 vjec, Sara Liçi 24 vjece, Eksara Sauli 26 vjece si edhe Majlinda Gjyla 66 vjec.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

revista.one/