Atentat për herë të tretë, ky është djali i pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec, që mbeti i plagosur

Atentat për herë të tretë, ky është djali i pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec, që mbeti i plagosur

April 25, 2022 0

Ky që shikoni në foto është Joan Muçllari, djali i biznesmenit Jetmir Muçllari, që u bë shënjestër e plumbave pasditen e sotme në Volorekë.

Ai shkoi i plagosur në spital ku kërkoi ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që i tha policisë se ishte plagosur nga dy persona.

Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Muçllarit iu bë atentat edhe dy vite më parë në hotelin e tij në Volorekë, ndërkohë që babai i tij kërkoi mbrojtje nga policia duke deklaruar se dy djemve të tij u rrezikohet jeta.

Në orën 16:00 të pasdites, 22-vjeçari Johan Muçllari ka shkuar vetë në spitalin e qytetit i plagosur në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. 22-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, duke i shpëtuar sërish një atentati të tretë. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë sinjalizuar uniformat blu pas mbërritjes së tij në spital. 

Në dëshminë para efektivëve të policisë, Muçllari ka deklaruar se e kanë qëlluar dy persona. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, Firdeus Berberi, djali i të ‘fortit’ të Pogradecit Ilir Berberi, si edhe shokun e tij Greisi Maxhari. Policia thotë në njoftimin zyrtar se drejt Muçllarit u qëllua me pistoletë, gjatë një konflikti çasti.

Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.

Në gusht të 2020 është bërë një atentat drejt Johan Muçollarit në hotel Voloreka, ku dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit “Voloreka” në Tushemisht. Hoteli “Voloreka” është në pronësi të Emanuela Muçllarit, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit.

Në 8 gusht rreth 100 plumba janë zbrazur në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze. Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari. Sipas informacioneve, atentatorët qëlluan edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit, Johan Muçllari.

Për sulmin e ndodhur në Hotel Voloreka janë arrestuar 7 persona, ndërsa organizatorë të këtij sulmi kanë qenë Ilir dhe Meard Berberi, dy persona me precedent të theksuar kriminal.

Detaje mbi dinamikën e ngjarjes

Nga përplasja e ndodhur në Pogradec mes Joan Muçllarit dhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim nga policia, Firdeus Berberi dhe Greis Manxhari, janë dy të plagosur. Fillimisht u raportua për plagosjen e Muçllarit, i cili ka marrë një plumb në këmbë, ndërkohë që mësohet se gjithashtu është plagosur me thikë edhe Greis Manxhari.

Sherri mes tre personave ka nisur me grushte, më pas janë përdorur edhe armët. Muçllari mësohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri, ndërsa nuk dihet se si mund të jetë plagosur një nga personat e indentifikuar nga policia si autor, Greis Manxhari. Nga raportimet e fundit mësohet se Muçllari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, edhe pse policia njoftoi më herët se gjendja e tij shëndetësore nuk kishte rrezik për jetën. Sipas raportimeve, autorët janë larguar me një Golf 5 ngjyrë blu, ndërsa ende nuk janë kapur nga policia. revista.one/