Atentati, mesazh për bandën “Hakmarrje për Drejtësi”/ Bledar Muça i martuar me mbesën e “Mustaqekuqit”, plumbi në zemër i mori jetën
August 24, 2021Bledar Muça, pronar i bar “PEDONALE” në qytetin e Lushnjes u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme, në biznesin në pronësi të tij. Një plumb në zemër i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosur mbetën dhe 5 klientë.
Ata janë Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa, 25 vjeç, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeçe, dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.
Viktima ishte i martuar me mbesën e shtetasit Roland Shyti, ndërsa njëri nga të plagosurit në atentat, 32-vjeçari Judin Velo, ishte nipi i Roland Shytit dhe kunati i Muçës. Roland Shyti njihet ndryshe edhe si “Mustaqekuqi” dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”.
Mësohet se pista e parë hetimore është sulmi për shkak të lidhjes familjare që 40-vjeçari Muçaj ka me anëtarin e bandës së rrezikshme në Lushnje, Roland Shytin.
revista.one/