Atentati në Shijak/ U shpëtoi plumbave, djali i policit: Më dolën para kamionçinës, po shpërndaja bombola
April 16, 2022Detaje të reja nga atentati ndaj të riut Orlando Pepkola në Shijak. Pepkola ka qene duke shpërndarë bombola oksigjeni me makinën e tij tip kamionçinë.
Një makinë tip “Golf” i është afruar dhe njëri prej personave që ndodhej në automjet ka filluar të qëllojë me armë drejt mjetit te Pepkoles, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dale mga rruga. I riu nuk ka marre asnje plage nga plumbat. Babai i 31 vjeçarit eshte polic rendi në Durrës.
Në dëshminë e tij Perkola ka thënë se i kanë dalë përpara dhe i kanë qëlluar në drejtim të kamionçinës. Nga ana tjetër kamionçinën nuk e ka kapur asnjë plumb. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja.
“Më dolën para kamionçinës. Nuk kam probleme me asnjë person. Unë prej një muaji kam nisur punë te kompania dhe shpërndaje bombola oksigjeni nëpër institucione të ndryshme dhe biznese. S’kam lidhje me njerëzit as me pagesa asgjë. As probleme personale apo familjare nuk kam”.
Ndërkohë, Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur pak momente më parë në rrugën dytësore në Shijak.
Në njoftim policia bën me dije se rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.
Pas ngjarjes drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.
Durrës/Informacion paraprak
Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.
Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.
Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për jkapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve. revista.one/