Festa e çmendur për ditëlindjen e Fjolla Morinës (VIDEO)

Festa e çmendur për ditëlindjen e Fjolla Morinës (VIDEO)

April 16, 2022 0

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, ditën e djeshme (e premte) ka festuar ditëlindjen.

E lindur më 15 prill të vitit 1986, artistja ka mbushur plot 36 vite.

Këngëtarja ka organizuar një party dhe në bazë të fotografive duket se është argëtuar pa masë.

“Mos besoni në rrjete sociale, jam më e mirë në jetën reale”, ka qenë mbishkrimi që ka vendosur.

Në fotografi, shfaqet edhe një tortë e bardhë e përzier me ngjyrë rozë, gjersa Morina mori vëmendje të madhe edhe me paraqitjen në fustanin gri shkëlqyes.

Fjolla në anën tjetër ka pushtuar mediat rozë prej vitesh dhe së fundmi ka qenë e përfshirë në disa ngjarje.

Fjolla Morina njihet për këngët: “Nace Nace”, “Si ta pranoj”, “Lule”, “Trileqe”, “Queen”, “Fustani”. revista.one/