Audi i Atdheut të Për’puthen përplaset me një makinë tjetër në Tiranë, ja çfarë ndodhi tek Don Bosko

Audi i Atdheut të Për’puthen përplaset me një makinë tjetër në Tiranë, ja çfarë ndodhi tek Don Bosko

October 7, 2021 0

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. 

Burime për media bëjnë me dije se një prej drejtuesve të mjetit është ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xheravina.

Raportohet se ka qenë mjeti ngjyrë gri ai i cili ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin e tipit “Audi” që i përket Atdheut.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka kryer veprimet proceduriale.

revista.one/