Ava Max bëhet mistike në klipin e ri “Every Time I Cry”

Ava Max bëhet mistike në klipin e ri “Every Time I Cry”

July 24, 2021 0

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar së fundmi klipin e këngës “Every Time I Cry”.

Klipi vjen me shumë elemente mistike, duke iu përshtatur kështu baladës, titulli i së cilës në shqip do të thotë “Çdo herë unë qaj”.

Kënga është kompozuar dhe shkruar nga Caroline Pennell, Lauren Aquilina, Sean Myer, Henry Walter dhe vet Ava Max.

Artistja shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe të shijojë suksesin e albumit të saj muzikor më të fundit, “Heaven and Hell”.

Ky album të cilin ajo e publikoi në shtator, u ngjit shumë shpejt në majat e klasifikimit në top listat ndërkombëtare, ndërsa ishte albumi i tretë më i dëgjuar i vitit 2020 nga një artiste femër në Spotify.

revista.one/