Ava Max me paraqitje provokuese, dalin prapaskenat e klipit të ri (FOTO)

Ava Max me paraqitje provokuese, dalin prapaskenat e klipit të ri (FOTO)

March 10, 2022 0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, artistja me origjinë nga Shqipëria ka informuar fansat se është në përgatitje të një videoje të re muzikore për këngën “The Motto”, për të cilën ajo bashkëpunoi me DJ Tiësto.

Ava Max publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku duke mjaft provokuese në të zeza, ndërsa nxirrte në pah linjat e saj atraktive trupore.

E veshur me një kostum të zi dhe të hapur te pjesa e gjoksit, 28-vjeçarja bëri që e gjithë vëmendja e fansave të kthehet nga ajo.

Në një tjetër skenë, artistja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, dukej tejet provokuese e veshur me geta me dizajn rrjeteve, të cilat theksonin këmbët e saj atraktive.

Ava Max bëri të ditur në mbishkrimin e fotografive se videoja “The Motto” do të jetë e disponueshme shumë shpejt për fansat e saj. revista.one/