Ava Max në pozat me bikini nga pushimet në Itali

Ava Max në pozat me bikini nga pushimet në Itali

August 4, 2023 0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, momentalisht ndodhet në Itali.

Ajo me këtë rast ka shijuar kohën e nxehtë, teksa është shfaqur me bikini në disa fotografi që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Në një postim të hedhur në Instagram me mbi tre milionë ndjekës, biondja me origjinë nga Shqipëria ka mahnitur me linjat trupore.

Krijuesja e hitit “Sweet but Psycho” shihet në ballkonin e një apartamenti luksoz me një pamje të mrekullueshme nga deti. “Më në fund po e kuptoj jetesën italiane. Mendoj që do të zhvendosem këtu”, ka shkruar ajo.

revista.one/