Ava Max publikon këngën e re “Million dollar baby” (VIDEO)

Ava Max publikon këngën e re “Million dollar baby” (VIDEO)

September 2, 2022 0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka publikuar këngën e saj më të re. “Million Dollar Baby” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit pop. Kjo këngë është ndër të parat që ajo publikon nga albumi i saj i dytë në ardhje, që do të titullohet “Diamonds & Dancefloors”.

Ashtu si thuajse në çdo klip tjetër të saj, Ava Max nuk hezitoi që edhe në videon muzikore të këngës së saj të re të shfaqet me një performancë të veçantë.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi po vazhdon të jetë e suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Pak ditë më parë ajo ishte e ftuar në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, pjesë e së cilës ishte edhe shqiptarja tjetër e famshme, Bebe Rexha. 

Ava Max në MTV VMA 2022 (Foto: Ava Max/Instagram)

revista.one/