Avokati i shokëve të Aldit: Po mbrohen veprimet e paligjshme të policisë

Avokati i shokëve të Aldit: Po mbrohen veprimet e paligjshme të policisë

October 1, 2021 0

Gjon Huli, avokati i Armando Markut ka folur para mediave pasi Gjykata e Lezhës dha vendimin “arrest me burg” për të dhe shokun e tij Kristian Sheri.

Ata akuzohen për veprën penale të “moskallëzimit të krimit” dhe “përkrahje e autorit të krimit” pasi ishin pranë Aldi Ramës kur qëlloi nënkomisarin Saimir Hoxha.

Avokati thotë se mediat janë marrë padrejtësisht me dy shokët e 21-vjeçarit duke shtuar se po mbrohen veprimet e paligjshme të policisë së shtetit.

Ndër të tjera, tha se do të ankimojë vendimin me bindjen se diku do të gjejë drejtësi.

“Për këta të dyshuar, gjyqin jua keni bërë ju gazetarët këto 3-4 ditë. Jeni marrë padrejtësisht me këta të dy. E vërteta është se policia ka pjesën e vet, për shkak të të cilëve ka humbur jetën dhe një oficer i nderuar i policisë së shtetit. Momentin që i kanë ndaluar kanë qenë pa kurrfarë shenje dalluese se janë të policisë së shtetit. Tani media, ju, gjykata dhe prokuroria mundohen të mbrojnë veprimet e paligjshme të policisë së shtetit. Pretendimet e organit të akuzës janë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale të moskallëzimit të krimit. 

Ngjarja ka ndodhur në mes të policisë, prezent me policinë, nuk kanë pasur lidhje fare me vrasësin të ndjerë. Këta që ne po mbrojmë sot, po të kishin lidhje, do të kishin ikur me atë që vrau policin. Por kanë ndejtur me atë që vrau policin se policët kur i janë mbaruar fishekët janë trembur dhe ata, dhe kanë qëndruar aty. Armando Marku dhe Kristian Sheri mund të kishin ikur sepse janë dem më të fuqishëm, policët nuk kishin më fishekë, por kanë ndihmuar policinë për të vënë në autoambulancë policin e plagosur”, tha avokati Gjon Huli.

revista.one/