Babai i Kiarës pas dasmës: E kam prerë biletën të iki që nesër, nuk dua…
May 8, 2023Babai i Kiarës, Arben Tito ka treguar për gazetarin Ervin Kurti, emocionet që ka përjetuar dhe ka besim se Luizi do e mbajë në pëllëmbë të dorës Kiarën. Ai shprehet se historia e tyre është një përrallë dhe është i bindur se do i përballojnë më së miri çdo pengesë që do i dalë. Ai gjithashtu shprehet se ka prerë biletën nesër sepse preferon që të mos jetë nëpër këmbë dhe çifti t’i shijojë sa më shumë momentet pas dasmës.
Ervin Kurti: Ku ka lumturi më të madhe sesa një baba të shohë në altar vajzën e vetë! Çfarë ndjesie ke?
Arben Tito: I gjithë ky “Big Brother” ishte si një përrallë dhe zakonisht përrallat përfundojnë “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë” dhe kjo përrallë u realizua në formën më të bukur për mua. E prisja të them të drejtën sepse unë kam pasur gjithmonë besim tek Kiara. Kiara asnjëherë nuk më ka tradhtuar në vendimet që merr vetë dhe në të gjitha veprimet që ka bërë vetë.
Ervin Kurti: Arben, me Kiarën jemi në rregull, po me dhëndrin? A është ai dhëndri që do doje?
Arben Tito: Shiko, e di çfarë do bëj unë? Unë e kam prerë biletën, qysh nesër iki.
Ervin Kurti: Pse nuk e shijon një çikë me dhëndrin, me gocën?
Arben Tito: Nuk dua t’i rri njerëzve nëpër këmbë. Urimi që kam për çiftin, të vazhdojnë këtë rrugë kështu siç e kanë nisur. Ta kuptojnë që “Big Brother”, ka mbaruar, jeta është e vështirë. I ka të gjitha të mirat dhe të bukurat, por ka dhe ato të këqijat dhe pengesat e veta, por jam shumë i bindur që do i përballojnë me sukses sepse ma çfarë kam parë, Luizi është një djalë shumë i zgjuar, shumë inteligjent.
Ervin Kurti: Do e mbajë gocën në pëllëmbë të dorës po thua?
Arben Tito: Them se po.
Ervin Kurti: Je në moshën për t’u bërë gjysh apo jo?
Arben Tito: Të them të drejtën jam bërë që me kohë. E kam kaluar moshën.