Në dasmën e Luizit të organizuar në finale munguan nëna dhe motra e tij

Në dasmën e Luizit të organizuar në finale munguan nëna dhe motra e tij

May 7, 2023 0

Këngëtari i njohur me origjinë nga Shkodra, Luzi Ejlli, u shpall të shtunën fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Ai fitoi këtë spektakël pas 136 ditësh qëndrimi i izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa befasi të shumta ishin rezervuar për të në natën finale.

Mes shumë dhuratave dhe befasive, një prej tyre ishte më e veçanta – dasma me moderatoren Kiara Tito.

Pasi kryetari i Tiranës Erion Veliaj celebroi çiuftin, dhëndri dhe nusja u ndalën për një fotografi të përbashkët me familjarët që kishin shkuar në dasmë.

Mirëpo u vërejt dukshëm prezenca e dy personave shumë të shtrenjtë të tij, si janë e ëma dhe motra e tij të cilat nuk u panë në fotografinë familjare, e as në ceremoni.

Pjesë e dasmës ishin vetëm halla e Luizit dhe disa familjarë të tjerë, teksa nëna e fituesit të BBVA ishte futur në shtëpi një javë më parë për të takuar të birin pas 100 ditëve, duke ardhur enkas nga New Yorku.

Ndërkohë, vet Kiara në emisionin “Më lër të flas” ka pranuar se është takuar me nënën e Luizit dhe se ruan raporte të mira me të.