Banorët e Big Brother VIP vishen për 28 Nëntor me kostume kombëtare dhe interpretojnë këngë patriotike

Banorët e Big Brother VIP vishen për 28 Nëntor me kostume kombëtare dhe interpretojnë këngë patriotike

November 28, 2021 0

Edhe pse ndodhen brenda dhe nuk kanë mundësi të festojnë në forma të tjera, banorët e Big Brother VIP janë të përfshirë në frymën e festës teksa kanë krijuar një atmosferë të mrekullueshme.

Ata kanë përzgjedhur kostume të ndryshme kombëtare, gjersa kanë filluar të interpretojnë disa nga këngët e njohura që janë realizuar ndër vitesh.

Djemtë janë shfaqur duke kënduar për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, derisa po argëtohen në masë të madhe së bashku.

Vajzat po ashtu u shfaqën me veshje kombëtare shqiptare të vendeve të Shqipërisë, e madje kanë diskutuar edhe për të kaluarën.

Duke qenë me prejardhje nga Vlora, Donaldi ka rrëfyer se për 28 Nëntor vijnë njerëz nga vende të ndryshme duke përfshirë të shumtë nga Kosova.

Theksojmë se ata do qëndrojnë brenda deri në muajin janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

E fundit e eliminuar nga Big Brother VIP ka qenë këngëtarja Semi Jaupaj. revista.one/