Barbana rrënqeth me fjalët për Ergin në ditëlindjen e 28-të

 Barbana rrënqeth me fjalët për Ergin në ditëlindjen e 28-të

October 15, 2022 0

“Sot është ditëlindja jote ëngjelli im, Ergi!”, kështu e nis mesazhin Barabara Dini.

Kanë kaluar plotë gjatë vite që nga aksidenti fatal me motor ku humbi jetën ylli në ngritje i muzikës, Ergi Dini. E që nga ajo ditë artisti ka jetuar me motrën e tij, Barbana Dinin, e cila nuk lë rast pa e kujtuar vëllanë e saj të ndjerë. Në këtë ditë të vështirë për këngëtaren, ajo sërish ka mbledhur forcat dhe i ka dedikuar fjalët më rrënqethëse, Ergit.

“Sot do jepja gjithçka,edhe jeten time, të isha duke festuar per ty,por gjithçka ndjej dhe kam është një dhimbje dhe mall që më gërryen shpirtin çdo ditë. Edhe lumturia nuk është lumturi pa ty…Nga njëra anë kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time,nga ana tjetër nuk ka ndryshuar asgjë…mungon TI pika ime e dobët, që më “detyroi” të bëhem e fortë!”, -shkruan Barbana  krahas një fotoje me Ergin.

Kujtojmë që nëntorin e vitit 2016, bashkë me fituesin e X-Factor mbeti i vdekur në vend edhe drejtuesi i motorit, Klejdi Halili asokohe 21-vjeç.

revista.one/