Bashkia e Korçës kërcënon me burg Noizy-n dhe tifozët Kuqezi për Bregoviçin: Shqiptarët janë trima vetëm në FB
August 7, 2021Në një prononcim për Gazetën Express, nënkryetraja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova, është shprehur se çdo gjë është mbyllur dhe Goran Bregovic do të performojë në festën e birrës. Ajo ka shtuar se këngëtari serb ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe se do të këndojë në natën e fundit në 22 gusht.
“Ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Bregovic nga Festa e Birrës sepse refuzojmë të pozicionohemi politikisht në këtë debat. Nuk ka asnjë qasje politike pjesëmarrja e një këngëtari lindur në Sarajevë dhe që në njohurinë tonë para se ta kontaktonim për ta pasë pjesë dhe e kemi të saktë nuk ka pasur asnjë lloj pozicionimi as kundër shqiptarëve as kundër kosovarëve”, ka thënë ajo.
Sa i përket këngës “Kalashnikov” të Bregovic që ka shërbyer si frymëzim për paramilitarët serbë për të kryer krime në Kosovë, nënkryetraj e bashkisë është shprehur se ajo këngë është kompozuar shumë më herët se koha e luftës.
“Kënga ‘Kalashnikov’ është përdorur mbase nga paramilitarët serbë por është kompozuar dhe është krijuar nga Bregoviq shumë më përpara kohës së luftës, kështu që ne nuk e tërheqim pjesëmarrjen e Bregovic nga Festa e Birrës.
Ai na ka konfirmuar pjesëmarrjen, ne kemi angazhuar një agjenci eventesh, janë prerë biletat, Bregovic është pjesë e një turi në Evropë vjen nga Kana ku ka koncertin, tek ne pastaj ka tre koncerte në Poloni për të kulmuar me një koncert në Moskë. Kështu që është mbyllur gjithçka për Bregovic janë mbyllur kontrata, janë prerë bileta avioni sepse ai vjen nga Franca sëbashku me orkestrën. Ai do të performojë ditën e fundit të Festës”, është shprehur Terova.
Ajo ka shtuar se të gjithë ata që kanë kërcënuar se do të dhunojnë këngëtarins erb, përfshirë edhe reperin Noizy, janë denoncuar në polici dhe do të merren masa.
“Nuk mendoj që do të ketë ekcese, shqiptarët po të ishin kaq trima, në llafe dhe Facebook janë shumë, po në situatën e zjarreve që po e përfshinë Shqipërinë dhe që po i vënë vetë këta me dorën e tyre, nuk kanë forcën që të shuajnë zjarrin e shtëpisë nuk i bashkohen aty siç po bashkohen shumë artistë dhe individë zjarrfiksëve që po fikin zjarret në tërë Shqipërinë, plus do të ketë prezencë të madhe policore dhe nga sa di sa kam informacione, ky këngëtari, reperi Noizy që ka nxitur një lëvizje është bërë një denoncim sot në policinë në shtetit për të pasur një ndalim të tij se nuk mund të kërcënojë ai ngrihuni dhe t’i biem me shishe të mbushura kujtdo qoftë. Di që do të kishte një reagim të policisë së shtetit për këcënimin e hapur që ka bërë Noizy, besoj edhe për Tifozët KuqeZi sepse çdo kërcënim përbën vepër penale dhe mendoj që si përfaqësuese e institucionit mendoj se duhet të ndjehemi të turpëruar nëse një gjë e tillë do të ndodh”, ka thënë nënkryetarja e bashkisë së Korçës. revista.one/