Birra “Peja” bojkoton Festën në Korçë: U tërhoqëm për shkak të Goran Bregoviç

Birra “Peja” bojkoton Festën në Korçë: U tërhoqëm për shkak të Goran Bregoviç

August 7, 2021 0

Birra e njohur kosovare “Peja” ka vendosur të marrë një vendim drastik, duke u tërhequr nga Festivali i Birrës që do të mbahet në Korçë.

Arsyeja është pjesëmarrja e këngëtarit serb Goran Bregoviç në këtë festival. Kritikët e akuzojnë Bregoviç si frymëzues të masakrave të ushtrisë serbe në Kosovë.

Përmes një deklarate për media, kompania e birrës thotë se “ne besojmë që Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar atmosferë miqësore mes të gjithëve”.

“Jemi të hapur për të mbështetur iniciativa të tjera argëtuese për të zëvendësuar këtë festival”, thuhet më tej në deklaratë.

revista.one/