BE dëgjon DiCaprio-n: Pro iniciativës për Parkun Kombëtar të Vjosës
May 26, 2021Ambasadori i BE në Tiranë, Luggi Soreca i bashkohet zërit të DiCaprios për Vjosën. Ai ka dhënë sërish qëndrimin pro krijimit të Parkut Kombëtar të Vjosës.
Përmes një reagimi në Twitter, Soreca ka shpërndarë qëndrimin e BE-së. Ambasadori bën thirrje që zëri i komuniteteve të ekspertëve të mjedisit dhe i qytetarëve të dëgjohet.
“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet.”, shkruan Soreca në reagimin e tij.
revista.one/