“West Side Family” në festë, Landi bëhet me djalë

“West Side Family” në festë, Landi bëhet me djalë

May 26, 2021 0

Roland Hysi, ose Landi i “West Side Family”, është bërë baba për herë të parë. Ai është bekuar me një djalë, i cili ka ardhur në jetë ditën e sotme. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari, i cili ka ndarë në rrjete sociale foton e parë me vogëlushin.

“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit”, ka shkruar Landi, përkrah fotos.

Sot është zbuluar edhe, se cila është gruaja që i bëri Landit këtë dhuratë kaq të madhe.

Vëllai i Landit ka publikuar foton e këngëtarit dhe ka zbuluar cila është partnerja e tij. aAjo quhet Eva Ago dhe nuk është e njohur për publikun.

Eva, po ashtu ka bërë një postim në Facebook, ku shprehet e emocionuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre.

“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkruan Eva.

Ajo ka publikuar gjithashtu një foto nga shtatzënia, ku shihet pranë Landit dhe një tjetër të dorës së bebit.

revista.one/