Beatrix Ramosaj eliminohet nga Big Brother VIP, mes lotësh përshëndetet me banorët

Beatrix Ramosaj eliminohet nga Big Brother VIP, mes lotësh përshëndetet me banorët

January 21, 2022 0

Sonte nga spektakli i Big Brother VIP është eliminuar Beatrix Ramosaj. Beatrix ishte e nominuar bashkë me partnerin e saj, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira.

Pas mbi 80 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë, këngëtarja sonte u largua përfundimisht nga gara e BB VIP.

Kujtojmë që këngëtarja ishte ndër banorët më të komentuar të shtëpisë së famshme, kjo pas lidhjes që ajo krijoi me Donald Veshaj. Ndërkohë, banorët e mbetur janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh që do të jepet në finalen e madhe më 18 shkurt.

Ajo u përshëndet me të gjithë banorët! Donaldit i tha të vazhdojë të jetë i fortë, ndërsa ai u përlot dhe i tha se e do shumë.

Monika i tha se është shumë fisnike.Ajo u përqafua dhe me Einxhel.

Gjithashtu dhe Arbana në studio u përlot nga dalja e Beatrix.Ndërsa ish-banorët në studio treguan arsyen se pse doli Beatrix.

Kledi: Mendoj që Einxhel ka dhënë më shumë se Beatrix. Loja do jetë më ‘fair’ se nuk ka çifte.

Sabiani:Kanë votuar që Donaldi të vazhdojë lojën i vetem.

Paloma:Tani fillon BB i vërtetë. Ishte me dy lojtar të fortë.

Dagz:Unë që Triksa u largua për të njëjtë arsye si unë. Nuk ka qenë e interesuar për lojën. Tani është koha të shohim lojë.Beatrix e përjetoi keq nominimin. Ajo madje u ndje keq emocionalisht dhe nga fjalët e Arbrit, i cili i tha se sfida e vërtetë fillon jashtë. Kjo u konsiderua si informacion.Arbri tha se nuk e ka pasur për jashtë, por me çfarë ka parë brenda, sepse Einxhel dhe Donaldi i duken më debatues e më të përfshirë.Kështu, “Vëllai i Madh”, dënoi Arbrin, duke i hequr imunitetin që fitoi nga Kutia e Pandorës dhe duke i hequr të drejtën për të nominuar sonte.

revista.one/