Bebe Rexha: Duaje trupin tënd, çdo njeri është i bukur!

Bebe Rexha: Duaje trupin tënd, çdo njeri është i bukur!

March 16, 2021 0

Bebe Rexha ka shprehur me anë të një mesazhi në rrjetet sociale se çdo njeri duhet të ndihet mirë dhe ta dojë trupin e tij, pasi sipas këngëtares çdo trup është i bukur.

Në mesazhin e saj, ajo tregon se është përpjekur jashtë mase për t’u dukur si yjet e televizionit, por nuk mund ta bënte këtë në mënyrë natyrale. Mesa duket Bebe ndihet mjaft mirë me format e saj të kolme dhe duke ngrënë rregullisht e duke  treguar dashuri për trupin e saj.

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin tim. Çdo trup është i bukur”, shkruan Bebe Rexha.

/revista.one/