Vaksinimi me AstraZeneca, gjysma e mësuesve refuzojnë

Vaksinimi me AstraZeneca, gjysma e mësuesve refuzojnë

March 16, 2021 0

Ditën e sotme rreth 50% e mësuesve në Elbasan refuzuan të vaksinohen me vaksinën e AstraZeneca-s.

Por ajo që duket shqetësuese është fakti që një pjesë e mësuesve kanë refuzuar të marrin dozën e vaksinës, pasi nuk kanë siguri për AstraZeneca, e cila u pezullua nga disa shtete europiane, deri tani nga 16 të tilla.

Në Korçë autoritetet thonë se ata që kanë refuzuar vaksinën e kanë bërë për arsye personale duke refuzuar të përgjigjen nëse është pikërisht lloji i vaksinës që i ka shtyrë ata ta refuzojnë atë.

100 nga 1300 pjesëtarë të stafeve pedagogjike nga Korça, Maliqi dhe Pusteci janë vaksinuar ditën e parë. Ndërsa, shqetësuese paraqitet situata në Elbasan, aty ku mësohet se nga 1200 mësues, rreth 50% e tyre nuk kanë pranuar që të vaksinohen me AstraZeneca.

Vaksinimi ka nisur edhe qytetin e Gjirokastrës, ku rreth 82% e mësuesve kanë pranuar të vaksinohen. Po ashtu vaksinimi i stafit pedagogjik ka nisur edhe në qytetin e Dibrës, Beratit e Fushë Krujës.

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në qendrën e vaksinimit në Durrës, ku mësuesit po marrin dozën e parë ta vaksinës.

Rama është shprehur se qytetarët kanë të drejtë që të shqetësohen sepse janë përhapur shumë lajme, pork a siguruar se vaksina e AstraZeneca-s që ka marrë Shqipëria është seri tjetër dhe jo nga ajo që ka shfaqur probleme.

“Nuk kanë asnjë faj njerëzit të shqetësohen nga lloj lloj lajmesh e lëvizjesh që mund të kenë 1001 arsye. Kjo është luftë e madhe për jetën por edhe luftë e madhe tregtare. Nuk e kanë ndërprerë Polonia, Hungaria, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Kanadaja e Belgjika, që kanë konfirmuar se do të vazhdojnë vaksinimin. Edhe pjesa që ka bërë pezullimin presin konfirmimin e OBSH dhe të EMA-s, që kanë thënë se kjo vaksinë s’ka asnjë problem. Sot po flisja me Londrën dhe aty janë bërë miliona vaksina AstraZeneca dhe s’ka asnjë shqetësim. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ne kemi marrë seri tjetër nga ajo seri që ka shfaqur probleme”, tha Rama. /revista.one/