Bebe Rexha kërcen vallen e Rugovës bashkë me miqtë e saj

Bebe Rexha kërcen vallen e Rugovës bashkë me miqtë e saj

January 24, 2022 0

Këngëtarja Bebe Rexha ka ndarë me miliona fansa pamjet ku shihet teksa mëson miqtë e saj të vallëzojnë vallen e Rugovës.

Atmosfera e krijuar duket se është në shtëpinë e këngëtares dhe shoqëria e saj e shijojnë pafund vallen tradicionale shqiptare, të cilës më pas i bashkohet edhe Bebe.

“Më lëshoni pak muzikë shqipe, le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”, dëgjohet të thotë Bebe në video. Kujtojmë që artistja bën postime të shpeshta që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe traditat shqiptare në përgjithësi, ndërsa e thotë zëshëm që e adhuron muzikën dhe vallen tradicionale. revista.one/