Bebe Rexha lë pas edhe Rihanna-n në top listën e këngëve

Bebe Rexha lë pas edhe Rihanna-n në top listën e këngëve

November 22, 2022 0

Bebe Rexha po arrin suksese në top-listat botërore me këngën e saj “I’m good (Blue)”.

Bashkëpunimi me David Guetta-n ka rezultuar një suksesi i vërtetë duke hyrë edhe në dhjetë këngët e para të top-listës “Billboard Hot 100”.

“I’m good (Blue)” është pozicionuar në vend të shtatë duke lënë pas madje edhe Rihanna-n me këngën e saj të rikthimit, “Lift Me Up”. Për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare kjo është hera e katërt që përfshihet në dhjetë vendet e para të kësaj top-liste, derisa për David Guettan hera e shtatë.

Më herët Bebe Rexha arriti të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj duke fituar një çmim në “MTV EMA”. Jo vetëm kaq por ajo është nominuar edhe në “Grammy Awards 2023” së bashku me David Guetta për po të njëjtën këngë, “I’m good (Blue)”.