Bebe Rexha: Nuk mund të jetoj pa qenin tim, Bear

Bebe Rexha: Nuk mund të jetoj pa qenin tim, Bear

February 2, 2024 0

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, kadhënë së fundmi një intervistë për Revistën Out, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj.

Mes të tjerash ajo ka treguar edhe “cila është një gjë pa të cilën ajo nuk do të mund të jetonte”.

Dhe interpretuesja e hitti “I’m Good (Blue)” pa mëdyshje u përgjigj: “Një gjë pa të cilën s’do mund të jetoja është qeni im, Bear”.

Rexha gjithashtu theksoi se një ushqim pa të cilin ajo s’mund të jetojë janë makaronat dhe se Lauryn Hill është një këngëtare pa të cilën “s’mund të jetojë”.

Dhe jo vetëm kaq, 34-vjeçarja foli edhe për hitin “The Monster”, të cilin ajo e punoi fillimisht për vete, por më pas iu shit dyshes së fasmhme Rihanna dhe Eminem, duke korrur një sukses global.

“Ishte albumi i parë kur krijova ‘The Monster’, i cili tani është një bashkëpunim i Rihannas dhe Eminemit. Mbaj mend që e luajta për një CEO të madh në këtë label në atë kohë që nuk do ta përmend dhe mbaj mend që ia lëshova këngën. Ai më tha se ka diçka të veçantë, por ‘vazhdo të punosh’. Unë u dekurajova sepse e dija se kishte diçka të veçantë atje në këngët e mia. Kishte një mundësi ku mund t’ia kisha dhënë diskun Eminemit, i cili e donte atë, ose një reperi tjetër në atë kohë që nuk do ta përmend. Reperi tjetër donte të ishte në të, por unë i thashë se do t’ia jap Eminemit pasi mendoj se do të ishte një moment kaq i madh dhe ai do ta bëjë të tingëllojë shkëlqyeshëm. Në fillim isha e mërzitur sepse isha më e re, por më vonë përfundoi duke më fituar respektin që kam tani në industrinë e muzikës dhe më hapi shumë dyer”, tha Bebe Rexha për “Out”.

Krijimi i hitit “The Monster” të cilin e interpretojnë Rihanna dhe Eminem, ishin fillimi i suksesit për Rexhën, e cila më pas vijoi me publikimin e hiteve ndërkombëtare si “Me, Myself and I”, “No Broken Hearts” dhe “In The Name Of Love”. 

revista.one/