Bebe Rexha shkon në Londër për turneun: Do të doja një këngë me Kylie Minogue

Bebe Rexha shkon në Londër për turneun: Do të doja një këngë me Kylie Minogue

July 28, 2023 0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë po bëhet gati të nisë turneun e saj evropian.

Pas ssuksesit që pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 33-vjeçarja ka ardhur në Evropë për të mbajtur koncerte në dissa shtete, në kuadër të turneut të saj “Best F*N Night Of My Life”.

Vendi i parë nga ku ajo do të nisë është Mbretëria e Bashkuar, për të vazhduar më pas me Gjermaninë, Holandën dhe Suedinë.

Artistja shqiptare ka arritur këto ditë në Londër, ku njëherësh edhe ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, nga qëndrimi i saj në kryeqytetin britanik.

Ajo është dukur tejet tërheqëse e veshur me një kostum të zi, ndërsa merrte vëmendjen me pamjen e theksuar prej biondeje.

Gjatë qëndrimit në Londër, Rexha ka dhënë një intervistë për Official Charts, ku ndër të tjerash ka folur edhe për momentin kur u rendit e para në top-listën e këngëve të momentit në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar me “I’m Good (Blue)”.

“Po! Unë kam çmimin tim të vetëm numër një në dhomën time të gjumit. Është çmimi i vetëm në dhomën time të gjumit tani, unë e shikoj atë kur zgjohem. Gjithmonë kam dashur numër një në Mbretërinë e Bashkuar, sepse jam një fanse e madhe e skenës muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Çdo gjë në MB ndihet shumë më eksperimentale; tingujt gjithmonë arrijnë në ShBA përfundimisht. Më pëlqen drum ‘n’ bass, është kaq e freskët. Unë sapo punova me Ella Henderson një ditë tjetër, ajo është fenomenale. Do të doja të bëja një këngë me Kylie Minogue gjithashtu”, tha Bebe Rexha për Official Charts.

Në prill ajo publikoi albumin e tretë në karrierën e saj, të titulluar “Bebe”, i cili deri më tani ka rezultuar mjaft i suksesshëm.

revista.one/