“Bëj pompa në skenë”, Aurela Gaçe: Ky është një brez që luan vetëm twerk
June 22, 2022Në një intervistë plot energji, Aurela komentoi edhe pompat që bën ajo herë pas here nëpër koncerte.
Ajo u shpreh se këtë veprim e bën për të treguar forcën femërore dhe se po të dojë njeri gjithçka arrihet.
“Bëj pompa në koncert duke kënduar se janë një brez që vetëm bën twerk, mirë bëjnë se e dredhin por janë play back, mirë bëjnë nuk jam kundra, por edhe të këndojnë. Unë që nuk bëj dot twerk se më zuri vonë , unë e bëj për të treguar forcën e gruas e një njeriu që po të dojë gjithçka arrihet. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hidheni dy minuta…E nisa me shaka”, tha këngëtarja.
Këngëtarja Aurela Gaçe, ka folur edhe për raportet me partnerin. Ajo është shprehur se një partner nuk duhet vetëm për nevojat fizike por në radhë të parë të flasësh me të e të ndash ngjarjet e përditshme.
Fatma Haxhialiu: Çfarë mendon për gratë e moshës 40-50, që duket sikur vdesin sig ra nuk kanë më feminilitet, seksualitet, nuk kanë më nevojë për një partner?
Aurela Gaçe: Mendoj që jeta nuk mbaron asnjëherë, njeriu mund të ridashurohet edhe 70-vjeç, se jeta vazhdon ke nevojë për një partner që të bisedosh me dikë. Nuk është vetëm ana fizike që ti ke nevojë.
Në radhë të parë kemi nevojë që të flasim me dikë, të pimë kafen, të ndajmë disa bisëda.
Rita Petro: Po kafen mund ta pish edhe me një shok, edhe anën fizike mos e anashkalo, jemi qënie erotike në çdo moshë, e di që ke frikë ta thuash.
Aurela Gaçe: Jo nuk kam frikë, them nga ana njerëzore ti kenevojë të ndash jetën me dikë, ato gjërat e tjera ngelen në dhomën e tyre.