Beniada del nga shtëpia e “Big Brother” për një surprizë, Manushi e propozon…

Beniada del nga shtëpia e “Big Brother” për një surprizë, Manushi e propozon…

November 10, 2021 0

Beniada doli për pak minuta nga shtëpia e “Vëllait të Madh” për të marrë një surprizë qe e habiti jo pak.

Jashtë shtëpisë e priste balerini i Top Channel, Enea, që e shoqëroi drejt studios së “Procesit Sportiv”. Atje e priste Ed Manushi, Alesia Bami dhe të ftuarit e tjerë. Manushi i propozoi modeles të jetë prezantuese e këtij formati të suksesshëm televiziv.

“Ne duam që ti të rrish deri në fund, të fitosh Big-un, dhe kur të vish të na bashkohesh ne”.

Ajo pranoi dhe u shpreh se kjo gjë e emocionoi pa masë.

Me qetësinë, çiltërsinë dhe humorin e saj, Beniada ka rrëmbyer zemrën e qindra fansave, që siç opinionisti Arbër Hajdaraj tha, është një shembull se nuk ka nevojë për debate e tone të larta zëri, për t’u pëlqyer nga publiku.

revista.one/