Beniada Nishani, zyrtarisht finalistja e dytë e Big Brother VIP

Beniada Nishani, zyrtarisht finalistja e dytë e Big Brother VIP

February 9, 2022 0

Spektakli i së martës ka zbuluar finalisten e dytë zyrtare të Big Brother VIP.

Nga televotimi javor ku gjendeshin të nominuara aktorja Monika Lubonja dhe modelja Beniada Nishani (Jakic), kjo e fundit rezultoi më e votuata nga publiku, me çka edhe siguroi finalen.

Mes emocionesh dhe gëzimit, Beniada falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

Kujtojmë që javën e kaluar, ishte balerini Ilir Shaqiri ai që rezultoi më i votuari i publikut dhe siguroi i pari biletën e finales.

Produksioni i Big Brother VIP ka bërë të ditur se finalja e spektaklit do të ketë katër banorë.

Secili nga finalistët do të shpërblehet me nga 10 mijë euro, ndërsa çmimi kryesor ka shkuar në 115 mijë euro. revista.one/