Besa Kokëdhima tregon çmimet e frikshme të performancës në Eurovizion

Besa Kokëdhima tregon çmimet e frikshme të performancës në Eurovizion

June 8, 2024 0

Artistja Besa Kokëdhima, e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, foli edhe për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, duke shprehur krenarinë për punën që ka bërë, por edhe për dashurinë që ka marrë nga publiku.

Këngëtarja tregoi edhe arsyen që sipas saj kënga përfaqësuese nuk kaloi në finale, edhe pse ajo e quan si dinjitoz.

“E kisha menduar që mund të mos kalonim në finale, pavarësisht se si përfaqësim i Shqipërisë ka qenë shumë i dinjitetshëm, por kishim disa rrethana që ndërlidheshin. Ishte një gjysmëfinale shumë e fortë, rastisëm me disa shtete që kishin 6 vite pa kaluar në finale. Është afërmendjes që një shtet që ka shumë vite pa kaluar në finale duhet të kalojë. Nga dy shtete thonin që nëse nuk kalonin edhe sivjet në finale do të tërhiqeshin. Shqipëria kalon shumë shpesh në finale”, tha ajo.

Në lidhje me performancën e saj, Besa tregon që nuk është realizuar nga stafi shqiptar, ndërsa tregon se ka kushtuar shumë.

“Kur kemi marrë listën e çmimeve sa nuk na ra të fikët”, thotë ajo. “Në element zjarri që mund të zgjasë 3 sekonda, kushton 3 mijë… deri në 7 sekonda – 7 mijë euro. Vetëm për të mundësuar tym, fillon 15 mijë euro pa nisur dhe çdo sekondazh është tre deri në 7 mijë euro, por ne nuk bëmë gjëra të tilla.”

A është kjo performaca më e kushtueshme e Shqipërisë?

“Nuk e di, nuk e besoj, thjeshtë është punuar shumë”, u përgjigj artistja dhe shton se edhe vetë ka shtuar para: Kam shtuar edhe unë lekë, me 4 zero…

“Do bëj një fëmijë”

“Mund të them që jam shumë e lumtur dhe kam shumë dashuri në shpirt, jam në një periudhë shumë të mirë të jetë sime”, u shpreh këngëtarja dhe thotë se “Do ndihesha pak më e përmbushur po të kisha ca miliona dollarë, por okay. Kjo gjë mungon, çdo gjë tjetër është perfekt. (qesh)”

“Nuk ke çi do, leku të prish”, i tha Bora, e cila më pas e pyeti se “Çfarë presim tani nga artistja, pas përfundimit të Eurovizionit”.

Do bëj një fëmijë”, u përgjigj Besa, ndërsa më pas qesh dhe thotë ‘bëra shaka’. “Jam karagjoze dhe e di se çfarë presin njerëzit, jo se e përjashtoj çfarë ka shkruar Zoti në të ardhmen.”

Artistja zbuloi gjithashtu se së shpejti do të vijnë në treg edhe projekte të reja muzikore nga ajo, disa nga to edhe me artistë të cilët i ka njohur jashtë.

Po me partnerin çfarë ndan më shumë? Çfarë të ka bërë për vete?

Besa: Shpirti dhe truri

Bora: Të shkon të flasësh dhe kështu për partnerin

Besa: 100 mijë euro (qesh)

Bora: Do të nxjerrësh lekët e televizionit.

Me apo pa të brendshme në Eurovision?

Një ndër bisedat që u komentua gjatë në studio ishte performanca e artistes në Eurovision, ku një ndër detajet që u komentua më së shumti ishte veshja.

Një ndër pyetjet që ende nuk ka patur një përgjigje është nëse Besa kishte veshur të bendshme apo jo gjatë performancës së saj. Ja si iu përgjigj ajo pyetjes së sikletshme…

Bora: Nuk na shpëton syri kritik në këto kompeticione, do shihet performanca, do shihet zëri, do shihet kënga… Po do shihet veshja, që ishte shumë e komentuar… Po i ka Besa, apo nuk i ka Besa?

Besa: Cfarë ishte i ka?

Bora: Si përfundim i kishe apo nuk i kishe (të brendshmet)?

Besa: Se nuk e kuptova në fillim. E mora vesh. Patjetër që i kam dhe po ju them se nuk kam dalë kurrë të bëj një xhirim ne jetë pa të brendshme sepse nuk rri dot.

revista.one/