Besi dhe Xhensila drejt ndarjes? Ja veprimi që po i shqetëson fansat

Besi dhe Xhensila drejt ndarjes? Ja veprimi që po i shqetëson fansat

January 30, 2024 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku mesa duket po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre disa vjeçare. Dyshimet se martesa e çiftit është në krizë nisën pasi artistja e ka hequr nga rrjetet sociale bashkëshortin e saj, i cili ka bërë po të njëjtën gjë.

Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër Xhensila i ka fshirë të gjitha fotot me Besin në Instagram, duke lënë vetëm ato që ka me vajzën e tyre, Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.

Megjithaë akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit, nëse dyshja janë ndarë me të vërtetë apo e gjitha kjo zhurmë është për pak vëmendje.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që rrjet kanë qarkulluar lajme se Xhensila dhe Besi janë drejt ndarjes, megjithëse ato janë mohuar nga ana e aktorit.

“Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai 2 muaj më parë gjatë një interviste.

revista.one/