Bie “interesi” për Bregoviç në Festën e Birrës, VIP-at komentojnë videon e dashit që i japin birrë në dasmë

Bie “interesi” për Bregoviç në Festën e Birrës, VIP-at komentojnë videon e dashit që i japin birrë në dasmë

August 9, 2021 0

Në Melgushë të Shkodrës, dasmorët nuk janë mjaftuar që ta konsumojnë vetë alkoolin por e kanë ndarë dhe me dashin. Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale shihen dasmorët që kanë ngritur lart dashin dhe i japin birrë. Shihet që dashit i kanë vendosur dhe një fjongo të kuqe në kokë.

Personi që i jep birrën nuk e largon për asnjë moment, derisa kafsha ul kokën. Të gjithë të pranishmit qeshin dhe filmojnë.

Me t’u shpërndarë kjo video në rrjetet sociale, ka ngjallur reagime të shumta, përfshirë këtu edhe personazhet VIP.

Kegetarja Besa kokedhima shkroi se videon në fjalë nuk mundi as ta rishpërndajë në Instagramin e saj për të ndërgjegjësuar fansat, pasi ka frikë se një video e tillë mund t’i motivojë dashakeqësit me të njëjtat qëllime.

“Kam frikë ta bëj ‘share’, se u jap ide monstrave të tjerë potencial. Jam përtej fjalëve. Horror”, shkroi Kokëdhima në komentin e saj.

E pak më “guxim” për ta rishpërndarë në InstaStory dhe për të treguar revoltën e tij lidhur me këtë çështje pati producenti i njohur shqiptar, Don Arbas.

Ai publikoi në InstaStory këtë video, duke shkruar: “Kafshët duke e torturuar Dashin. Zoti ju djegtë”.

Videoja në fjalë ka marrë një shpërndarje të madhe edhe në rrjetet sociale Facebook dhe TikTok, duke ngjallur reagime të shumta te mbrojtësit e të drejtave të kafshëve. 

revista.one/