Big Brother/ Egla ndryshon të nominuarit, shpëton Elvisin dhe fut në rrezik Fationin

Big Brother/ Egla ndryshon të nominuarit, shpëton Elvisin dhe fut në rrezik Fationin

January 28, 2024 0

Tre banorët më të preferuar dhe votuar nga publiku janë Ilnisa, Romeo dhe Juli.

Në televotimin e mbrëmshëm u ndanë më të votuarit dhe më pak të votuarit.

Më pak të votuarit janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi, të cilët automatikisht janë në nominim së bashku me Vesën që u ndëshkua nga Vëllai i Madh pasi theu rregullat.

Ndërkohë nominimet morën një rrjedhë tjetër, ku këtë herë Eglës iu dha një avantazh nga Vëllai i Madh.

Si lidere e shtëpisë, ajo mund të fuste në nominim me të tjerët njërin nga banorët dhe të shpëtonte një nga emrat e dhënë më lart.

“Egla si lidere e shtëpisë ke një avantazh. Vëllai i Madh të jep mundësinë të zëvëndësosh një nga të nominuarit me një banor tjetër”, shkruhej në Zarfin e Kuq.

Ajo vendosi të shpëtojë Elvisin dhe të kalonte në nominim Fationin.

Votimi do të jetë i hapur për publikun, i cili mund të votojë për të larguar nga shtëpia një nga emrat e mësipërm.

revista.one/