Big Mama banorja më e re e Big Brother VIP

Big Mama banorja më e re e Big Brother VIP

December 4, 2021 0

Mbrëmë shtëpisë së Big Brother VIP i janë bashkuar edhe dy banorë të rinj.  

Një nga ta është këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, e cila nis rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nga sonte (3 dhjetor).

Ajo ka një karrierë të suksesshme si këngëtare dhe prezantuese, ndërsa tha se po hynë në shtëpinë e famshme për të sjellë një energji tjetër brenda.

Ndërsa, surfisti i njohur shqiptar, Kaudio Nika, është banori tjetër që nga sonte fillon garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Ndërkohë, mbrëmë rrugëtimi në BBV ka mbaruar për këngëtarin Valon Shehu, i cili nisi garën rreth dy javë më parë.

revista.one/