Big Mama në Turqi, më në fund pushime “larg stresit”

Big Mama në Turqi, më në fund pushime “larg stresit”

September 6, 2021 0

Këngëtarja shqiptare, Big Mama, në fund të sezonit të verës duket se ka gjetur kohë paksa për veten për të shijuar disa ditë pushime.

Ajo siç bën të ditur ka nisur pushimet në Turqi, dhe nga atje nuk ka munguar me poza e postime të ndryshme.

Besjana Kasami (emri i vërtetë) ka publikuar disa imazhe atraktive në bikini duke treguar se po argëtohet në maksimum.

“Stresohuni më pak dhe shijoni më të mirën”, ka shkruar ajo krahas imazheve.

Artistja është komplimentuar për linjat trupore, duke qenë se ka bërë një ndryshim drastik prej vitesh.

Ajo ka arritur të rikthehet në top-formë meqenëse hoqi kilogramë të shumtë dhe kjo është vënë re dukshëm.

Big Mama këtë verë gjithashtu ka qenë shumë prezente me mbrëmje e koncerte.

revista.one/