Bill Klinton luan me saks në albumin e ri të reperit Gashi me titullin “1984”

Bill Klinton luan me saks në albumin e ri të reperit Gashi me titullin “1984”

October 6, 2021 0

Reprri Gashi ka takuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe këtë gjë e ka bërë të ditur përmes disa fotove të publikuara në Instagram.

Ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa duket se po bisedojnë.

“Jam i nderuar që kam pasur këtë njeri të luajë saks në albumin tim 1984”, ka shkruar Gashi krahas fotove.

Kujtojmë se më herët, Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

revista.one/