Bjordi Mezini, Diola Dosti, Nita Latifi dhe Eni futen në Big Brother, del Gent Hazizi

Bjordi Mezini, Diola Dosti, Nita Latifi dhe Eni futen në Big Brother, del Gent Hazizi

January 11, 2023 0

Mbrëmë (e martë) në natën Prime të Big Brother VIP Albania pati një sërë ngjarjesh që bënë bujë të madhe.

Nisur nga rrëfimi që bëri Luiz Ejlli pak ditë më parë për një sëmundje e deri të vërtetimi se e gjithë kjo ishte thjesht një mashtrim pasi rezulton shëndoshë e mirë, në bazë të disa testeve mjekësore që bëri. Në këtë natë pati edhe një eliminim, me aktorin Gent Hazizi, i që i dha fund aventurës përfundimisht në këtë spektakël.

Veç kësaj, pati edhe disa hyrje të reja të cilat pritet të trazojnë ujërat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bjordi Mezini, Nita Latifi, Eni dhe Diola Dosti – janë disa nga personazhet e njohur që i janë bashkuar shtëpisë.

Për Bjordin kjo do të jetë eksperienca e tij e dytë, pasi ishte pjesë e këtij formati në vitin 2009.

Gent Hazizi është banori që u largua mbrëmë (e martë) nga Big Brother VIP Albania.

Aktori i njohur kishte një biletë vetëm vajtje, që do të thotë se humbi mundësinë të rikthehet sërish në shtëpinë më të famshme në Shqiëri.

Pas daljes, i pyetur se çfarë e penalizoi në këtë lojë, Hazizi u përgjigj: “Natyra ime ndoshta, presioni i madh”. “Ishte një luftë e pabarabartë”, tha më tej ai.

Përveç Gentit, nga shtëpia janë larguar deri më tani edhe konkurrentë të tjerë si: Herion Mustafaraj, këngëtarja Ari Blue dhe gazetarja Zhaklina Gjolla.

revista.one/