Bleona Qerreti zbulon personazhin, së shpejti vjen si aktore e një filmi

Bleona Qerreti zbulon personazhin, së shpejti vjen si aktore e një filmi

April 14, 2021 0

Bleona Qereti i është përkushtuar kokë e këmbë pasionit të saj për aktrimin dhe po punon fort. Në llogarinë e saj në Instagram, Bleona ka treguar se filmi i ri është gati dhe shumë shpejt do të na zbulojë titullin.

Ajo do të luajë rolin e një “boss laddy” dhe do quhet Brooke. Ende nuk dihet për çfarë bëhet fjalë më tepër, por jemi të bindur se Bleona do të shkëlqejë.

Kjo nuk eshte eksperienca e pare per Bleonen ne kete fushe.

Ne vitin 2012 do e shihnim artisten të shkëlqente në kastin e True Justice të Steven Seagal. Ai ishte debutimi i parë për Bleonën , e cila nuk do mjaftohej me kaq. Ajo ka nisur xhirimet për një tjetër film, por ndryshe nga i pari, filmi i ri do të jetë i zhanrit horror. Krah aktorit të njohur Dolph Lundgren, Bleonën do e shohim më filmin e titulluar “Dead Trigger”.

Ajo që na ka bërë të qeshim ka qenë delkarata e Bleonës se ende i ka frikë filmat horror edhe pse e di procedurën e tyre. “Kur xhirova këtë film, shpresova që do të mund të kaloja frikën prej filmave horror. Jo!! Ende frikësohem – edhe pse e kam të qartë mënyrën se si bëhen ata”,-ka shkruar Bleona në rrjetet sociale.

Me pas ajo ka luajtur tek filmi “211” ka aktor protagonist ishte Nicolas Cage. Pjesë e këtij filmi është edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, e cila luan rolin e Christine.

Ka qenë vete ajo që me anë të një video, ne vitin 2018, lajmëronte për suksesin. Ajo shfaqet duke interpretuar në film, e veshur me një këmishë të bardhë me dekolte të hapur.

Artistja ka luajtur edhe ne dy filma te tjere serial ne ShBA, ku ka pasur role dytesore.

revista.one/