Bleona shkëlqen me pamjen e saj, shfaqet në ‘Love Story’ me kostumin që kushton tre mijë euro
March 9, 2022Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti është bërë pjesë e spektaklit “Love Story” në TV Klan.
Ajo ka mahntiur publikun javë pas jave me paraqitjen e saj gjithnjë me stil dhe të kuruar deri në detaje.
Në një nga spektaklet e fundit, bukuroshja u shfaq e veshur me një kostum të zi të markës “Dolce and Gabanna”, vlera e të cilit është mjaft e lartë.
Faqja “Mes për mes” në Instagram, e cila merret me vlefshmërinë e rrobave që veshin personazhet VIP, kanë bërë të ditur se ky kostum i saj kushton rreth 3,154 euro.
Ndërkohë, për t’i shtuar shkëlqim dukjes ajo kishte vënë në vesh edhe vathë të markës “House of Emmanuele”, të cilat kapin vlerën e 545 eurove.
Ajo është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj të veçanta pothuajse gjatë gjithë karrierës. revista.one/