(VIDEO) Sherri mes dy adoleshentëve nisi në Tik Tok, 15-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

(VIDEO) Sherri mes dy adoleshentëve nisi në Tik Tok, 15-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

March 9, 2022 0

Një konflikt i nisur në rrjetin social Tik Tok ka përfunduar në një sherr mes dy minorenëve në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur jashtë rrethimit të shkollës ‘Gjergj Pekmezi’ në kohën e pushimit të madh dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë që pranë shkollës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur njëri nga të miturit, 15 vjeç i cili sipas policisë është goditur me thikë nga bashkëmoshatari i tij gjatë konfliktit.

Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje nxënës të tjerë që ishin dëshmitarë në vendngjarje.

15-vjeçari i plagosur po merr mjekim në spitalin e Pogradecit dhe gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të informacionit paraprak datë 08.03.2022, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, pas veprimeve hetimore e procedurale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” të shtetasit J. L., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1, Pogradec, për motive të dobëta, ky shtetas ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) një 15-vjeçar tjetër, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë për jetën. revista.one/