Bora dhe Beatrix bëhen sërish ‘bashkë’, ja VIP-at që morën pjesë sot në protestë

Bora dhe Beatrix bëhen sërish ‘bashkë’, ja VIP-at që morën pjesë sot në protestë

August 31, 2022 0

Pas Prishtinës, është mbajtur sot edhe në Tiranë protesta kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, nisur nga rasti i rëndë i 11-vjeçares në Prishtinë. Protesta nisi në orën 18:30 në sheshin “Nënë Tereza’’.

Dhe asaj i janë bashkuar edhe Bora me Beatrix. Dy vajzat janë sensibilizuar duke dalë në protestë e duke përdorur zërin e tyre si persona publikë. Këngëtarja ka qenë në rreshtin e parë me figura të tjera si Monika Lubonja, Fifi, Zhaklin Lekatari etj.

Nga ana tjetër, Bora ka realizuar një video live në Instagram duke treguar se ndodhet në protestë. 

jo vjen pasi ironizimeve të tyre në rrjetet sociale për prezencën në Sunny Hill Festival ku ishte edhe Donaldi.

Në protestën, e paralajmëruar fillimisht në rrjetet sociale nga shumë artistë dhe personazhe të njohur, ishin të pranishëm Monika Lubonja, Filloreta Raçi (Fifi), Fjoralba Ponari, Beatrix Ramosaj, Bora Zemani, ish-konkurrentet e Për’puthen Efi dhe Mikela, Anaid Kaloti, Zhaklinn Lekatari, Kledi Hysa, Jonida Shehu.

Duket se të parat që kanë mbërritur kanë qenë dy ish-banoret e BBV, Fifi dhe Monika Lubonja. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, dyshja bënë të ditur se ndodheshin në shesh rreth orës 17:40, duke pritur nisjen e protestës.

revista.one/