Bora Zemani mungon përsëri në “Për’puthen”, e zëvendëson opinionistja
January 30, 2022Moderatorja e “Për’puthen” Bora Zemani ka munguar edhe në këtë puntatë të reality show-t për herë të dytë rradhazi.
Ajo i zëvëndësua nga një prej konkurrenteve, Ana Lleshi, ndërkohë që këtë të shtunë, ishte pikërisht Elona Duro që moderoi programin, një personazh që e kemi parë në rolin e opinionistes, duke dhënë komentet e saj rreth ngjarjeve dhe dinamikave të ndodhura gjatë spektaklit.
Elona tha se shpreson që ta pranojë publiku nga ekrani dhe studioja këtë ndryshim, ashtu siç është pranuar Bora Zemani, “e zonja e shtëpisë”
Teksa i uroi shërim të shpejtë moderatores, Elona Duro njoftoi edhe mungesën e dy prej djemve në puntatën e sotme, duke sqaruar se mos-paraqitja e tyre lidhej gjithashtu me probleme shëndetësore.
Rikujtojmë se Bora ka patur një ndërhyrje para disa kohësh dhe e prezantoi programin për disa javë ulur. Megjithëse dukej e shëruar, Bora ka përsëri probleme dhe mungon në program.
Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Vetë moderatorja e bëri të ditur këtë duke postuar video nga spitali dhe duket se shumë shpejt e mori veten.