Pamje të tmerrshme/ Nëna ia hedh vajzën e saj trevjeçare një ariu tek kopshti zoologjik (VIDEO)

Pamje të tmerrshme/ Nëna ia hedh vajzën e saj trevjeçare një ariu tek kopshti zoologjik (VIDEO)

January 30, 2022 0

Një nënë e hodhi fëmijën e saj trevjeçar para një ariu. Vizitorët panë të tmerruar ndërsa grabitqari vrapoi drejt fëmijës dhe e nuhati atë në një kanal në kopshtin zoologjik në Tashkent, Uzbekistan.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë vizitorët të shikojnë të tmerruar teksa nëna, e cila mbante fëmijën e saj mbi parmakë, e lëshon vajzën në strofkën e ariut.

Ariu – i quajtur Zuzu – shkoi afër dhe nuhati vajzën e vogël pasi ajo ra në një kanal brenda kafazit të tij, thanë dëshmitarët.

Gjatë videos, nëna shihet duke lëvizur majtas, pasi ka mbajtur fëmijën e saj mbi kangjellat në pikën e shikimit, më pas duke e lëshuar vajzën e pafuqishme në strofkën e ariut.

Vetëm pak çaste më vonë, gjashtë punonjës të kopshtit zoologjik hyjnë nga pjesa e jashtme e kafazit dhe njëri merr vajzën në krahë.

Nëna, e cila duket se qëndron dhe shikon skenën, u arrestua më vonë dhe po përballet me një çështje penale për tentativë vrasje, raportohet nga Tashkenti.

Një zëdhënëse e kopshtit zoologjik tha: ‘Një grua e re hodhi vajzën e vogël në strofkën e një ariu të murrmë, përpara të gjithë vizitorëve. Ishte plotësisht e paqartë se cili ishte motivi i saj. Si vizitorët dhe stafi i kopshtit zoologjik po përpiqeshin ta ndalonin – por dështuan.”

Ajo shtoi: “Nuk mund ta mendojmë se si do të përfundonte kjo histori, nëse ariu do të reagonte ndaj vogëlushit si pre e tij”.

‘Zuzu”, një ari i murrmë Kaukazian, po shikonte gruan, e cila e hodhi të voglën nga kangjellat metalike. Ajo ra në një kanal nën gardh.

‘Zuzu” u ngrit ngadalë në këmbë, zbriti në gropë, eci drejt vajzës, e nuhati atë – dhe u kthye”

Nëna – e cila nuk përmendet emri – është arrestuar dhe përballet me një minimum prej 15 vitesh burg, nëse shpallet fajtore, thonë raportet.

Vajza pësoi një tronditje, plagë në kokë dhe mavijosje nga rënia e saj, por asnjë gjurmë të vetme kthetrat e ariut.’

Ajo gjithashtu pësoi ‘shok të lehtë’.

revista.one/