Bora Zemani nuk kthehet në Për’puthen, ja cila e prezanton sezonin e ri

Bora Zemani nuk kthehet në Për’puthen, ja cila e prezanton sezonin e ri

September 5, 2023 0

Megi Pojani do të drejtojë sezonin e ri të “Për’puthen”. Moderatorja dhe showgirl-i, konfirmon se ky sezon nën drejtimin e saj do të jetë “zjarr”.

Programi që i ishte besuar Bora Zemanit për dy vjet, vazhdoi të mderohet nga Ori Nebijaj. Më 15 nëntor 2022, Nebiaj merr mandatin e Grida Dumës, që la grupin e PD-së për të nisur emisionin Top Story në Top Channel. Rrokada e dyfishtë është ndjekur me interes nga media, pasi kërcimet nga showbiz në politikë nuk ndodhin përditë.

Më pas Për’puthen u moderua nga Elona Duro, e cila më parë kishte qenë në rolin e opinionistes në këtë emision.

Megi Pojani është e njohur si “vajza e skandaleve”, për shkak të “bëmave” të saj, siç ishte kërcimi te varri i stërgjyshes apo puthja në buzë në skenën e “Dancing With The Stars.

Kujtojmë që Megi në “Top Channel” ka prezantuar “Big Brother Fan Club” si dhe ka qenë konkurrente në programin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

revista.one/