Bora Zemani shpërthen pas afrimit të ish- të dashurit me shoqen e saj: Semi dhe Donaldi janë të lirë të sillen si të duan, por…

Bora Zemani shpërthen pas afrimit të ish- të dashurit me shoqen e saj: Semi dhe Donaldi janë të lirë të sillen si të duan, por…

October 17, 2021 0

Donald Veshaj, ish i dashuri i Bora Zemanit, dhe Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e moderatores, janë parë shumë të afërt gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme shqiptare.

Për këtë tani ka reaguar edhe vetë Bora Zemani, e cila ka thënë se Semi dhe Donaldi janë njohur prej saj.

Moderatorja ka shkruar se asgjë se miqësi mes tyre nuk ka dhe se asnjëri nga ta nuk do provonte diçka më shumë.

Zemani gjithashtu ka thënë se me Donaldin është ndarë prej kohësh por që gëzojnë respekt të madh për njëri-tjetrin. Bora dhe Donaldi kanë qenë në lidhje dashurie për tri vite.

Afrimiteti i Semi Jaupajt dhe Donald Veshajt u komentua nga banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP”, si një pëlqim që mund të kthehet edhe në një histori dashurie. Dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit duke u përqafuar apo biseduar.

Megjithatë, pak ditë më parë këngëtarja mohoi thashethemet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi. 

Monika Lubonja tha: Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë”.

Ndërkohë, Semi ia ktheu: Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.

Ndlrkohë Paloma së bashku me tre banorët e tjerë, Ilir Shaqirin, Fifin, Ardit Çunin, nisi të fliste sërish për raportin mes Semit dhe Donaldit. Teksa qëndronin në dhomën e dënimeve, për shkak se kanë thyer disa nga rregullat e vëllait të madh, Paloma tha se Semi është penalizuar nga kjo marrëdhënie me aktorin e humorit.

Pjesë nga biseda:

Paloma: Unë mendoj se Semi deri diku rri aty, mbyllet në atë strofullën e vet me Donaldin edhe s’…

Ardit Çuni: Ka për ta penalizuar Semin kjo marrëdhënia me Donaldin, shumë. Ka për të penalizuar se është shumë e përqendruar vetëm te Donaldi. Nuk është se ka lënë hapësira shumë.

Paloma: E ka penalizuar. Vetëm Donaldi, rri aty te strofulla e Donaldit, ku është Donaldi, mbrapa Donaldit…

Në një rast tjetër, Donaldi shkoi tek Semi gjatë kohës që ajo ishte në vaskë së bashku me Beniada Nishanin, dhe i vendosi një kurorë me lule në kokë.

Gjatë bisedës mes Semit, Donaldit, Palomës dhe disa banorëve të tjerë, këngëtarja ua bëri të gjithëve të qartë se mes saj dhe Veshajt nuk ka asgjë më shumë sesa shoqëri dhe respekt.

Pjesë nga biseda:

Paloma: Familja jote e ka problem që ti të qëndrosh me një femër të martuar?

Donald Veshaj: Të martuar?

Semi Jaupaj: S’ka qenë e martuar.

Paloma: Me fëmi?

Donald Veshaj: Jo, asnjëherë. Ata duan që unë të jem i lumtur. Dhe kur unë jam i lumtur, janë edhe ata.

Semi Jaupaj: Ai ka ndejt 3 vjet me atë, si mund ta kishte për ters?

Paloma: Arsyeja e ndarjes së asaj vajzës (Borës) nga partneri që kishte…

Donald Veshaj: Isha unë?…

Semi Jaupaj: Ohoo jo.

Donald Veshaj: Jo, nuk isha unë.

Semi Jaupaj: Jo moj shoqe, ti se dike historinë fare, mos flit kot. Ajo është ndarë vite përpara.

Paloma: He mi se s’ka 100 vjet që është ndarë se….

Semi Jaupaj: Ka, ka. E ka çunin në klasë të parë ajo oj shoqe!

Monika Lubonja: Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë.

Semi Jaupaj: Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…Dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu. Unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.

revista.one/